Selakoviq propagandon hapur në OKB, i quan aksionet e Njësive Speciale sulm ndaj serbëve të veriut

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po vazhdon të mbahet seanca për situatën në Kosovë ku ka folur përfaqësuesi i Serbisë, ministri i Jashtëm, Nikolla Selakoviq.

Selakoviq në fjalën e tij i ka përmendur dy aksionet e fundit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit, duke thënë se këto janë sulme direkte ndaj serbëve të veriut dhe provokim ndaj Beogradit, shkruan lajmi.net.

Më tutje, ai ka deklaruar se Kosova nuk e ka ndërmend të implementojë marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit, por po i mohon ato, duke i quajtur aksionet e policisë të motivuara politikisht.

Ministri serb ka thënë se veprimet e fundit të Kosovës në komunat veriore janë bërë për fushatë elektorale, por ka thënë se ato kanë potencial të madh destabilizues.

Kjo është një pjesë e fjalimit të tij:

Gjithashtu dëshiroj të falënderoj anëtarët e Këshillit të Sigurimit për vëmendjen që i kanë kushtuar [ështjes së Kosovës. Serbia e përkrah punën e Misionit të OKB’së në Kosovë karshi rezolutës 1244 të KS të OKB-së që ka për synim krijimin e paqës së qëndreushme në rajon.

Janë rritur shqetësimet sepse gjendja e sigurisë në Kosovë ka shënuar rritje dhe incidetet që kanë pasur serbët gjë që është vlerësuar në raport dhe ky kërcënim potencial. Ne jemi dëshmitar se provokime të rrezikshme nga Prishtina po vijnë pdo ditë me ritëm të shpejtuar dhe se po shkelen marrëdhëniet e rregulluara në dialogun e Brukselit.

Dhuna në pjesën veriore të Mitrovicës më 13 tetor është e nënta e tillë, gazi lotsjellës, dhuna pëngojnë jetën e përditshme të serbëve dhe kjo duhet të ndalohet menjëherë. Në sulmin e fundit me armë të zjarrit dhe kimikate të përdorura, ka vdekur nja grua si pasojë e këtyre kimikateve. Një person është plagosur duke u goditur në shpinë me pushkë automatike dhe është lënduar rëndë.

E ceku edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së se ishte luftë e krimit të organizuar dhe kontrabandës, arsye për këtë sulm, Serbia është kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, por një qëllim i tillë i rëndfësishëm është përodurr për t’i sulmuar civilët.

4 ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë për të fituar vota në mënyrë të paarsyeshme dhe jo-humane.

Vetëm disa ditë më herët, një provokim tjetër nga ana e Prishtinës ka dërguar në rrezik të përgjithshëm, pasi janë dërguar policë dhe mjete të blinduara në pikat kufitare për t’i hequr targat e Serbisë dhe t’i zëvendësojë me ato të përkohshme duke minuar lirinë e lëvizjes.

Ne duhet ta trajtojmë këtë në këtë rast në mënyrë që të shohim sa dramatike është situata në terren dhe sa janë serioze pasojat e veprimeve të njëanshme të Prishtinës. Sulmet e policisë së Kosovë të përbëra vetëm nga shqiptarët në veri të Kosovës me forca të shtuara janë provokime që kanë potencial të rrezikshëm për ta destabilizuar vendin.

Hyrjet e fundit të njësive speciale në veri ishin provokim i serbëve me demostrim të forcës dhe për ta provokuar Beogradin të reagojë ngutshëm. Prishtina ka për qëllim shtyrjen e dialogut. Në Kosovë jo vetëm që nuk ka qëllim të implementohet [farë është arritur në dialog, por po mohohen ato. Dy palët nuk mund të ftohen për konstruktivitet në këtë rast. Është vetëm një promovim i destabilizimit.

Kjo është fushatë e nisur ndaj serbëve dhe ne shprehim shqetësimin tonë për rritjen e tarifave për produktet e Serbisë dhe pretendojmë se veprimet e njëanshme kanë rezultuar me bllokadë të tregtisë dhe të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Në kundërshtim me Prishtinën që vendos barriera, Beogradi vazhdimisht po punon që të liberalizohet tregu i mallrave dhe shërbimeve dhe është qëllimi kryesor i nismës Ballkani i Hapur.