Sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë

Sot rreth orës 12:00, në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë,  një person i dyshuar kishte ekspozuar një armë zjarri.

Ndërkohë që policia ka pranuar informatën, ka lokalizuar të dyshuarin dhe të njëjtin e ka arrestuar, me ç’ rast ka sekuestruar;

 Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm,si dhe

 Tetë copë fishek të kalibrit 7.62 mm,

Të dyshuarin;

• J. E, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.