Policia e Kosovës ka konfiskuar sot 20 pajisje për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi në fshatin Velji Breg afër Zubin Potokut.
Siç ka thënë policia për portalin Kossev, pajisjet janë gjetur në një shtëpi, në bazë të raportimeve dhe ankesave të shumta të disa fshatarëve të këtij fshati – se dëgjojnë zhurmë të madhe dhe se herë pas here u është dobësuar rryma, transmeton Ballkani.info.
Sipas këtij raportimi, askush nuk u arrestua gjatë sekuestrimit për shkak se është shkelje doganore. /Ballkani.info/






