Policia edhe në javën e parë të vitit 2024 ka vazhduar me aktivitete që kanë për synim mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit në Kosovë dhe identifikimin e shkelësve.
Në këtë javë, së paku pesë persona janë shoqëruar në polici për armëmbajtje pa leje.
Në këto pesë raste janë sekuestruar pesë armë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, katër të dyshuar janë liruar me procedurë të rregullt, ndërsa një prej tyre është dërguar në mbajtje.







