Greqi

Sekuestrohen 76 kg marijuanë në kufirin grek, arrestohen dy shqiptarë

Një sasi e madhe marijuane që transportohej nga Shqipëria, u kap nga policia greke në Igumenicë. Makina e ngarkuar me droge kishte kaluar kufirin e gjelber dhe u ndalua në vendin e quajtur Koritiani Thesproti. Policia tha se është arrestuar shtetasi shqiptar, me iniciale A.M. 24 vjec nga Saranda me banim në Selanik. Nga kontrolli i mjetit JEEP me targa IKH 4455 u gjetën rreth 73 kilogramë dhe 840 gramë kanabis sativa si dhe rreth 2 kg dhe 30 gr çokollatë(Cannabis i përpunuar).

Në vijim te hetimeve u bë e mundur që nga policia greke të arrestohej edhe pritësi i lëndës narkotike në Kipseli të Athinës. Edhe ai është shqiptar me iniciale Xh. C. 35 vjeç lindur në Delvine dhe banues provizor ne Athinë.

Policia e Shtetit shqiptar tha se vijonë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe po punohet nga të dyja palët për kapjen e personave që transportuan lëndën narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.