Sekuestrohen 120 mijë euro, dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale

120 mijë euro janë sekuestruar nga policia e Fierit pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Sekuestro preventive është vendosur mbi llogarinë bankare të shtetasit me iniciale T.B.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme. /tch

loading…