Sektori privat i pakënaqur me vendimin e Qeverisë, thërrasin konferencë

Oda e Afarizmit të Kosovës ka bërë të ditur se ka ftuar konferencë të mërkurën për të diskutuar lidhur me vendimin e Qeverisë për, siç e quajtën ata, kushtëzimin për punëtorët privat.

“Ju njoftojmë që sot, E Mërkure (02.11.2022)  në orën 10:00,  Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë organizon konferencë për media. Tema e diskutimit: Vendimi i Qeverisë lidhur me ndarjen e mjeteve dhe kushtëzimi për punëtorët e sektorit privat”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Kosovës në fillim të shtatorit në të ashtuquajturën Pakoja për Përballjen me Inflacionin, mori vendim për subvencionimin e 50 për qind të rritjes së pagës së sektorit privat deri në 100 euro në rast të rritjes së pagës së punëtorëve që bëjnë pjesë në këtë sektor. Kjo masë është paraparë të zgjasë për tre muaj.

Të zëshëm kundër këtij vendimi kanë qenë nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat, duke thënë se punëtorët janë mbetur nën mëshirën e bizneseve.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka ofruar ndonjë shifër të saktë se sa punëtorë në privat kanë pranuar pagë me rritje.