Seksi oral ju rrezikon jetën këtyre personave, mjekët paralajmërojnë

Infeksionet seksualisht të transmetueshme mund të përhapen edhe nëse prezervativi është i dëmtuar…

Për shkak të sistemit të dobët imunitar, gratë shtatzëna janë më të rrezikuara nga infeksionet seksualisht të transmetueshme, sidomos gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, shkruan “Living”.

Rreziqet më të mëdha fillojnë të bëhen të dukshme nëse nëna shtatzënë ose partneri i saj kanë herpes në organet gjenitale.

Nëse gruaja preket nga sëmundja ndërsa është shtatzënë, fëmija është 50% më shumë i rrezikuar të lindë me këtë sëmundje, shpjegojnë ekspertët. Rreziku ulet nëse fëmija lind me operacion cezarian, shpjegon obstetër-gjinekologia Natalie Greenwold.

“Nëse lindin me lindje natyrale dhe nëna është infektuar me herpes, është shumë më e rrezikshme për fëmijën e palindur akoma, i cili i duhet të vijë në këtë botë me një sëmundje seksualisht të transmetueshme”, tregon ajo për ”The Independent”.

Ka madje rrezik edhe për vdekje në foshnjëri nëse preket nga ndonjë infeksion tjetër në lindje. Prandaj, për nënat që janë prekur nga ndonjë infeksion seksualisht i transmetueshëm, lindja me operacionin cezarian është metoda më e sigurtë për sjelljen në jetë të fëmijës.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme mund të përhapen edhe nëse prezervativi është i dëmtuar, prandaj, mënyra më e sigurt për të shmangur infeksionet gjatë shtatzënisë është të heqë dorë nga seksi oral, rekomandojnë ekspertët.