Sekseri i energjetikës, Martin Berisha, ndodhet në Prishtinë?

Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, i cili është i përmendur në skandalin e zbuluar financiar në Slloveni ku dyshohet për shpërlarje parash, ndodhet tashmë në Prishtinë.

Burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) i kanë thënë Periskopit, se ambasadori Martin Berishaj është takuar sot me ministren Donika Gërvalla – Schwarz.

Nuk dihen arsyet e këtij takimi mes Gërvallës dhe Berishajt.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, është emri kryesor i përmendur në skandalin e zbuluar financiar në Slloveni ku dyshohet se kandidati për kryeministër, Robert Golob, ka bërë shpëlarje parash dhe atë e ka ndihmuar ambasadori kosovar. Bëhet fjalë për 600 mijë euro. Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion, ai nuk kishte deklaruar kompaninë përmes së cilës po del se i ka përfituar ato para.

Kompania GEN me zyre në Beograd, me të cilën u përfshi emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po del se ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit, pikërisht në kohën e kolapsit energjetik.