Shendeti

Sekreti i rinisë së përjetshme, dieta me 6 vakte e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo është një ndër sportistët me gjendjen më të mirë fizike. Edhe pse tashmë 36-vjeçar, ai duket dhe luan sikur të ishte ende 26. Një pjesë e mirë e “sekretit të rinisë së përjetshme” të portugezit, është stërvitja e vazhdueshme që bën, por edhe dieta strikte që ndjek me rigorozitet.

Që prej kohës kur luante te Real Madrid, Ronaldo i besoi ushqimin e tij një dietologu, nga i cili nuk është ndarë më.

Gjatë një dite, sulmuesi i ri i Manchester United konsumon 6 vakte, të gjitha me ushqime me pak yndyra dhe shumë proteina, për të mbajtur të lartë nivelin e energjisë që i duhet një lojtari futbolli të niveleve më të larta.

Në këtë dietë përfshihet djathi, proshuta, kosi, peshku dhe sigurisht shumë fruta dhe perime. Ai gjithmonë ka thënë se nuk konsumon pije alkoolike, por vetëm ujë. Ndërsa sa i përket pijeve freskuese të gazuara, mjafton të kujtojmë incidentin me shishet e Coca-Cola-s gjatë Euro 2020.

Në regjimin ditor të Ronaldos duket se është eliminuar gjumi 8-orarësh, por bën pushime të vogla njëorëshe, gjithmonë duke ndryshuar çarçafët në mënyrë që të jetë i freskët. Pjesë e rutinës së tij janë edhe seanca noti, palestër pesë herë në javë dhe seanca me krioterapi në -160°C, për të rritur qarkullimin e gjakut.

Dieta tipike e Cristiano Ronaldo

Mëngjesi: Proshutë, djathë dhe kos pa yndyra

Vakt i ndërmjetëm: Pulë dhe sallatë

Dreka: Peshk ton, ullinj, vezë dhe domate

Vakt i ndërmjetëm: Tost me avokado, fruta të freskëta

Vakt para darkës: Peshk shpatë dhe sallatë

Darka: Biftek dhe kallamarë

Stërvitja: Pesë herë në javë në palestër ku bën 30 minuta vrap dhe ngritje peshash. Në total stërvitja zgjat 3-4 orë në ditë.

Gjumi: Pesë herë në ditë, për të ndihmuar muskujt që të rikuperohen.