Sekretari i NATO’s: Mënyrë e vetme për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi është dialogu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur shumë mirë rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që çon në marrëveshjen përfundimtare mes dy vendeve.

Stoltenberg ka deklaruar se vetëm dialogu është si mënyrë e vetme për zgjidhjen e problemit në mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se mirëpret rinisjen e dialogut dhe që të zgjidhet të gjitha mosmarrëveshjet në mes dy shteteve.

“Unë e mirëpres faktin që Beogradi dhe Prishtina po diskutojnë sepse mënyra e vetme për të zgjidhur sfidat në rajon dhe mosmarrëveshjet për Kosovën është përmes bisedimeve për një zgjidhje politike”, deklaroi Stoltenberg.

Ndërkaq, për dialogun dhe situatën e fundit në Kosovë foli edhe kreu i zyrës së NATO-s në Beograd, Tomazo Vitale.

Vitale tha se Aleanca mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duke potencuar se ushtarët e KFOR-it në Kosovë veprojnë sipas një mandati të qartë të OKB-së dhe Rezolutës 1244.

“NATO ishte dhe do të jetë plotësisht e angazhuar për të realizuar detyrat e saj sipas mandatit të qartë të KB dhe Rezolutës 1244”, tha Vitale.