Sekretari i FFK-së: Lojtarët e Kosovës do të japin gjithçka nga vetja në ndeshjen e sotme

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, ka folur rreth atmosferës që po mbretëron në kampin “verdhë e kaltër”, diku më pak se 12 orë para ndeshjes historike me Maqedoninë e Veriut.

Njeriu i dytë i shtëpisë numër një të futbollit kosovar, ka thënë se futbollistët e dinë rëndësinë e ndeshjes, andaj edhe kanë premtuar se do ta japin maksimumin.

“Është ndeshje emocionale, ta quaj lojë historike, sigurisht do të kemi ndeshje të tilla edhe në të ardhmen. Mungesat janë evidente, por të jeni të bindur se çdo lojtar që do të zbresë në punë dhe ata që do të jenë së bashku me ta, do të japin 100 për qind, janë të vetëdijshëm të gjithë”, ka deklaruar ai për RTK-në.

Ndeshja Maqedonia e Veriut-Kosova luhet nga ora 20:45.