Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pranuar një telegram urimi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Hoti ka njoftuar se Pompeo e ka uruar atë për marrjen e detyrës së re.

Hoti po ashtu ka thënë se ka njoftuar sekretarin amerikan përkushtimin e Kosovës për të punuar së bashku me SHBA-të dhe ka falënderuar për mbështetjen e pa rezervë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Departamenti amerikan i shtetit dhe Sekretari i shtetit, Mike Pompeo më ka uruar sot për procesin demokratik dhe paqësor të formimi të qeverisë. Ne jemi të përkushtuar për të punuar së bashku dhe jemi shumë falënderues për mbështetjen e parezervë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e përqendruar në njohje reciproke”, ka shkruar Hoti në Twitter.

US @StateDept @SecPompeo has congratulated me today for the democratic and a peaceful government formation process. We are committed to working closely together and very thankful for the exceptional support on normalization of relations with Srb, centered on mutual recognition!

— Avdullah Hoti (@Avdullah) June 19, 2020

Kujtojmë se më 27 qershor në Uashington pritet të takohen delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, nën ndërmjetësimin e Richard Grenell.