Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se kundërofensiva e Ukrainës po bën përparim të qëndrueshëm.

Austin tha se trupat ukrainase po thyejnë linjat e fortifikuara të ushtrisë ruse, teksa iu bëri thirrje vendeve që e mbështesin Ukrainën të vazhdojnë ta bëjnë këtë duke i ofruar ndihmë.

Ai tha se fitimet në fushën e betejës së Ukrainës “varen nga aftësitë thelbësore të ofruara nga anëtarët e këtij grupi kontakti”.

“Mbrojtja ajrore po shpëton jetë. Angazhimi ynë i përbashkët do të jetë jetik gjatë betejave aktuale dhe për rrugën e gjatë përpara”, tha Austin, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Për sa i përket sulmeve ruse ndaj infrastrukturës së drithit të Ukrainës, Austin tha se Kremlini ka shkatërruar të paktën 280 mijë ton drithë, për të cilën tha se është e mjaftueshme për t’i ushqyer deri në 10.5 milionë njerëz në vit.

“Sa më shumë Rusia e zgjat luftën e saj, aq më e dukshme bëhet mizoria e saj. Sulmet e Rusisë kanë arritur shumë përtej fushës së betejës dhe kanë shkaktuar vuajtje të patregueshme njerëzore”, tha Austin.