Lloyd J. Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes flet me ministrin izraelit: Të shmanget përshkallëzimi rajonal, të mbrohen civilët

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd J. Austin ka folur sot me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant për të diskutuar luftën e Izraelit me Hamasin.

Siç njofton Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së, sekretari ripohoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe përsëriti rëndësinë e mbrojtjes së civilëve dhe ofrimit të ndihmës humanitare.

Ai theksoi nevojën për të frenuar konfliktin në Gaza dhe për të shmangur përshkallëzimin rajonal.