Pas reagimit të ministrit të Financave Besnik Bislimi rreth aksionit të PSD-së kanë reaguar sërish nga PSD-ja.
Sekretarja e kësaj partie Teutë Rrusta thotë se sikur të ishim mikro parti, pse atëherë po merret ministri me mikro gjana.
“Përdorimi i pushtetit për t’i sulmuar aktivistët e PSD tregon qe ministri Besnik Bislimi ka shumë kohë në dorë. Zaten, meqë papunësinë e uli, nuk i ka mbetur gjë tjetër” shkruan Rrusta në facebook.
Postimi i plotë:
Wow 😀
Sikur të ishim mikro parti, pse atëherë po merret ministri me mikro gjana. Ky përgenjështrim i vetës në kaq pak rreshta e shpjegon ministrin idhnak. Përdorimi i pushtetit për t’i sulmuar aktivistët e PSD tregon qe ministri Besnik Bislimi ka shumë kohë në dorë. Zaten, meqë papunësinë e uli, nuk i ka mbetur gjë tjetër 😅







