Sipas Shefit të Grupit Parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiut, vendimi i Qeverisë për rritje të taksës për 100 për qind ndaj produkteve serbe, është i duhuri. Madje, Sejdiu ka thënë se ndonëse është vendim i vonuar, duhet të shoqërohet edhe me masa të tjera.
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar rritjen e taksës për 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ky vendim i Qeverisë është mirëpritur edhe nga Shefi i Grupit Parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiu, ndonëse ky është shprehur se është i vonuar.
Sejdiu ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë, që taksa për produktet e Serbisë të ngrihet nga 10 në 100 për qind është i duhuri. Sejdiu ka thënë se ndonëse është vendim i vonuar, duhet të shoqërohet edhe me masa të tjera.
“Ndonëse i vonuar, ky vendim duhet të shoqërohet edhe me masa të tjera, drejt ndërtimit të reciprocitetit të plotë në marrëdheniet tona të jashtme. Kosova duhet të sillet si shtet dhe në mënyrë të barabartë me të tjerët, përfshirë edhe Serbinë.
Vetëm kësisoj mund të ndërtojmë paqen afatgjate, fqinjësi të mirë, zhvillim të përbashkët dhe barazi midis popujve”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.







