Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se kjo do të jetë legjislatura më e shkurtër në histori të Kosovës.
Sejdiu teksa foli për seancën e sotme konstituive tha se ka parë një mungesë elementare të organizmit dhe punës.
“Nuk po e kuptojmë që ekziston një qeveri në detyrë a dorëheqje dhe një grup politik, që investimin kryesor e ka në cenimin e besimit në çdo lloj institucioni të kësaj Republike”.
“Është sfiduar institucioni i gjyqësorit, i prokurorisë, i medies, nuk ka institucion që këta nuk kanë gjetur mënyrë për ta sharë”.
“Unë e shoh si një orvatje për të ndërtuar tregim prapë të natyrës se edhe institucioni i kuvendit dhe deputetët mund të sfidohen”, tha Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se aktualisht nuk ekziston minimumi i duhur i ambientit politik për të ndërtuar një shoqëri dhe diskutim demokratik.







