Sejdiu për flamujt në produkte: Vendimi është individual

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se një nga punët më të mira që kanë bërë në Kuvend është futja e një neni në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku kërkohet vendosja e flamurit të shtetit të origjinës së produktit bashkë me çmim.

Ai ka thënë se në pikat e shitjes gjithandej Kosovës mund te vendosni në mes të prodhimeve vendore dhe produkteve tjera.

Ky është postimi i plotë:

Një nga punët që kemi bërë në Kuvend është edhe futja e një neni në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit ku kërkohet vendosja e flamurit të shtetit të origjinës së produktit bashkë me çmim!

Sot në pikat e shitjes gjithandej Kosovës ?? mund te vendosni në mes të prodhimeve vendore (foto 1), e kështu të ndihmoni punësimin dhe ekonominë e vendit, apo edhe të vazhdohet me konsumin e produkteve tjera (foto 2)!

Vendimi është individual, por benefitet mund të jenë kolektive!

Duaje tëndën ❤️