Sejdiu i gatshëm të bëhet sërish president, nëse Thaçi jep dorëheqje

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur gatishmëri duke thënë se është i gatshëm t’i shërbejë Kosovës përsëri si president i vendit.

“Jam i gatshëm t’i shërbejë Kosovës si president i vendit”, është shprehur Sejdiu.

Tutje, Sejdiu tha se nuk ka besuar se do ketë një koalicion të qëndrueshëm në mes të LDK’së dhe VV’së.

“Ujdia do të ishte afatshkurtër. Isha skeptik dhe nuk besoja te LDK,” tha ai.

Duke folur për situatën në LDK, ai tha se “jam i vetmi themelues gjallë i LDK në strukturat drejtuese të partisë”.

Ai tha se disa prej figurave kryesore të LDK si Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani kanë qenë pjesë e kabinetit të tij.

Sejdiu akuzoi Isa Mustafën se ia ka punuar pas shpine, teksa theksoi se Mustafa nuk ka qenë themelues i LDK.