psd

Sejdiu: Deputetët e PSD-së votuan sot pro rezolutës për dialog

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se Partia Socialdemokrate është e vetmja që ka votuar sot unanimisht për rezolutën për dialog me Serbinë.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se presidenti Thaçi nuk ka legjitimet për ta bartur procesin e dialogut, përcjell lajmi.net.

“Presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet për ta bartur procesin e dialogut. Kjo përgjegjësi i takon Kuvendit të Republikës, prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi dhe mekanizmat mbikëqyrës”, ka shkruar Sejdiu.

Ky është postimi i plotë i Sejdiut:

Partia Socialdemokrate është e vetmja që ka votuar sot unanimisht për Rezolutën për dialogun me Serbinë, të propozuar nga një pjesë e opozitës. Të gjithë deputetët e PSD-së, pa asnjë përjashtim.

Presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet për ta bartur procesin e dialogut. Kjo përgjegjësi i takon Kuvendit të Republikës, prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi dhe mekanizmat mbikëqyrës.

Koha po dëshmon se opsioni i Partisë Socialdemokrate i propozuar para disa muajve mbetet propozimi më serioz dhe më përmbajtjesor për procesin e dialogut me Serbinë.