Sejdi Hoxha flet për fitore, nuk ofron dorëheqje nga Kryeshefi i Postës

Sejdi Hoxha dje është bërë kryetar i degës së PDK-së në Drenas. Në profilin e tij në Facebook, sot ka folur për fitore.

Pasi është bërë kryetar ai nuk ka ofruar dorëheqje nga posti i kryeshefit të Postës. Megjithatë ka theksuar se PDK do të vazhdojë me fitore në bastionin e saj, në Drenas.

“Ndihem vërtetë krenar qe vlerësuat vizionin tim politik. Ju premtoj te gjithëve se do te punoj me përkushtim te madh, përgjegjësi, nder dhe profesionalizëm.

Se bashku do të vazhdojmë traditën e fitoreve te PDK-se ne Drenas, ne bastionin e pathyeshëm te PDK-së”, ka shkruar ai.

Ka falënderuar të gjithë për urimet.

“Ju falënderoj përzemërsisht te gjithë juve qe dje ne Kuvendin zgjedhor me dhatë besimin tuaj qe unë te udhëheq Degën e PDK-se ne Drenas.

E ritheksoj edhe sot qe ne këto zgjedhje nuk ka fitues dhe humbës, ne këto zgjedhje ka fituar koncepti i ri politik Dekada e Re, ka fituar Partia Demokratike e Kosovës.

Falënderoi miqtë e mi te cilët me kanë dërguar shume mesazhe urimi nga te gjitha trojet shqiptare”, ka shkruar Hoxha në Facebook.