Sejdi Gega i bashkohet VV-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Sejdi Gega është bërë pjesë e kësaj partie.

Kurti tha se Sejdiu ka mbaruar Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik, në Mitrovicë, drejtimi Teknologji e Përgjithshme dhe ka punuar profesor në Gjimnazin “Jeta e Re” në Therandë.

“Është i burgosur politik i vitit 1981 dhe bashkëvuajtës e shok me simbolin e rezistencës shqiptare Adem Demaçi. Në vitet ’80 dhe fillimin e viteve ’90 ka qenë veprimtar politik për çka është përndjekur dhe detyruar të mërgojë”.

“Jashtë vendit nuk e ka ndaluar veprimtarinë politike. Gjithashtu, në mërgim për tre vite ka punuar mësues në mësimin plotësues me nxënësit shqiptarë në kantonin Uri të Zvicrës. Sejdiu gjithashtu merret me shkrime dhe ka botuar librin “LPK, në vazhdën e përpjekjeve për bashkim, themeluese e UÇK-së” dhe një botim kushtuar gazetës “Zëri i Kosovës”. Sejdiu nuk ndalohet as sot, prandaj i është bashkuar Lëvizjes i gatshëm për të tjera sfida që e presin përpjekjen tonë kombëtare”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

loading…