Sefaj: Vendimi i MASHTI-t për zëvendësimin e orëve mësimore është arbitrar

Ish-anëtari i këshillit grevist, Ali Sefaj, ka kundërshtuar vendimin e MASHTI-t për zëvendësimin e orëve mësimore pa marrëveshje me SBASHK-un.

Sefaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se një vendim i tillë pa konsultime me Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve është arbitrar.

“Vendimi i MASHT-it, për zëvendësimin e orëve mësimore pa marrëveshje me SBASHK-un, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve është vendim arbitrar dhe kontribuon mësimdhënies as mësimnxënës. Pa marrëveshje me SBASHK-un, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve nuk mund të zëvendësohen orët e humbura dhe as të rikthehet normaliteti në shkolla. MASHT nuk duhet të sillet sikur mekanizëm i sigurisë, por të mbajë përgjegjësinë kryesore për planifikimin, caktimin e standardeve dhe sigurimin e cilësisë së sistemit të arsimit parauniversitar!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Sefajt, pa ndërhyrje:

Vendimi i MASHT-it, për zëvendësimin e orëve mësimore pa marrëveshje me SBASHK-un, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve është vendim arbitrar dhe nuk i kontribuon mësimdhënies as mësimnxënies.

Pa marrëveshje me SBASHK-un, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve nuk mund të zavendësohen oret e humbura dhe as të rikthehet normaliteti në shkolla.

MASHT nuk duhet të sillet sikur mekanizem i sigurisë, por të mbajë përgjegjësinë kryesore për planifikimin, caktimin e standardeve dhe sigurimin e cilësisë së sistemit të arsimit parauniversitar!