Sefaj pas pezullimit të grevës: A u bindet që greva nuk ishte politike

Përfaqësuesi i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civile, Ali Sefaj pas pezullimit të grevës ka thënë se kur qeveria heq dorë nga qeverisja njerëzit e mençur reflektojnë.

Seafa në një posim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se greva nuk ishte politike.

“A u bindet qe greva nuk ishte politike. Po të ishte do vazhdonim sipas kërkesës se qeverisë me grevë deri në pranverë. Në një vend ku qeveria heq dorë nga qeverisja, njerëzit e mençur duhet ti therrasin mendjes. Prandaj sot u pezullua greva”, ka shkrua ai.

Sindikalistët nëpërmejt një konference për medie kanë njoftuar se greva do të pezullohet deri në janar 2023

Postimi i plotë i Sefajt, pa ndërhyrje:

A u bindet qe greva nuk ishte politike. Po të ishte do vazhdonim sipas kërkesës se qeverisë me grevë deri në pranverë.

Në një vend ku qeveria heq dorë nga qeverisja, njerëzit e mençur duhet ti therrasin mendjes. Prandaj sot u pezullua greva.

Femijët s’kanë faj pse jemi tranuar ne të medhenjët, ata e kanë vendin në shkolla!