Sefaj: Oferta e Kurtit prej 50 eurove nuk ka qenë kërkesa parësore e administratës

Përfaqësuesi i Shoqatës sindikale të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, në formë ironie ka falënderuar kryeministrin Kurti për, siç ka thënë ai, ofertën prej 50 eurove, por ai ka thënë se ajo është e pamjaftueshme dhe nuk ka qenë kërkesa primare e administratës shtetërore.

Sefaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kërkesë e tyre primare ka qenë “pjesëmarrja në grupe punuese dhe hartimi i ligjeve qe ofrojnë siguri juridike dhe trajtim të dinjitetshëm për zyrtarët publik”.

“Mjetet financiare janë të nevojshme, por dinjiteti dhe siguria juridike e zyrtarëve të administratës garantohen vetëm me ligj. Por jo me ligj që fshinë memorien institucionale dhe krijon mundësi për hakmarrje politike, sa herë nderron pushteti!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Sefajt, pa ndërhyrje:

E falenderojmë kryeministrin për oferten prej 50 €, por ajo është e pamjaftueshme dhe nuk ka qenë kërkesa primare e administrates shtetrore.

Pjesmarrja në grupe punuese dhe hartimi i ligjeve qe ofrojnë siguri juridike dhe trajtim të dinjitetshem për zyrtarët publik ka qenë kërkesa primare.

Mjetet financiare janë të nevojshme, por dinjiteti dhe siguria juridike e zyrtarëve të administrates garantohen vetëm me ligj.

Por jo me ligj që fshinë memorien institucionale dhe krijon mundësi për hakmarrje politike, sa herë nderron pushteti!