Sefaj kërkon shkarkimin e Arbërie Nagavcit dhe Dukagjin Popovcit

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist i BSPK-së, ka kërkuar shkarkimin e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësit të saj, Dukagjin Popovcit.

Sefaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se shteti nuk ka kohë të humbë, andaj duhet të fillojë reforma në arsim.

“Reforma në arsim duhet të filloj me shkarkimin e Arbërie Nagavcit dhe Dukagjin Popovcit. Nuk kemi kohë me humbë si shtet as shoqëri. SBASHK duhet ta mbështes reformën që garanton rritje të cilësisë, depolitizim, ndërrim kurrikulë, tekste bashkohore, hapësira dhe kabinete moderne, trajnime për mësimdhënës, shpërblime dhe ndëshkime. Reformë të mirëfilltë, jo tendencë dhe hakmarrje!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Sefajt, pa ndërhyrje:

Reforma në arsim duhet të filloj me shkarkimin e Arbërie Nagavcit dhe Dukagjin Popovcit. Nuk kemi kohë me humbë si shtet as shoqëri.

SBASHK duhet ta mbeshtes reformen që garanton rritje të cilesisë, depolitizim, ndërrim kurrikule, tekste bashkohore, hapsira dhe kabinete moderrne, trajnime për mësimdhënës, shpërblime dhe ndeshkime.

Reformë të mirëfilltë, jo tendencë dhe hakmarrje!