Një zjarrëfikes ka humbur jetën sot në Krushevë të Klinës.

Viktima ishte duke tentuar të shuar zjarrin në arat që po digjeshin nga mëngjesi i sotëm.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar se zjarrëfikësi që ka humbur jetën në krye të detyrës është, Sefadin Osmanaj.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Osmanaj, kolegëve, miqëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.