“Secili mërgimtar të thirret në telefon”, Basha del kundër vendimit që e votoi edhe Vetëvendosje

Ish-deputeti, Dimal Basha ka reaguar pas lajmit se edhe anëtarë të Vetëvendosjes kanë votuar pro në KQZ që të telefonohen votuesit në mërgatë.

Basha në Facebook ka shkruar se nëse kjo qëndron, atëherë ai është kundër këtij vendimi dhe e konsideron të gabuar.

“Nëse qëndron, unë personalisht jam kundër këtij vendimi dhe e cilësoj si shumë të gabuar”, ka thënë ai.

Më vonë, i njejti e ka edituar këtë postim, duke bërë thirrje që të mos ofendohet përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.

“PLOTËSIM: Miq e mikesha, unë dhash mendimin tim që nuk pajtoj, mirëpo jam kundër çdo ofendimi ndaj z. Kurteshi, sepse jam i bindur që ai ka një sqarim për këtë, mundet edhe të jetë gabim, e gabimi është njerëzor, por asnjëherë se vë në dyshim se z. Kurteshi mbron interesat e Lëvizjes në KQZ”, ka thënë ai.