Seancat e jashtëzakonshme me kërkesë të VV-së, LDK-së dhe Alternativës do të mbahen më 5 dhe 6 mars.

Njëra seancë ka të bëjë me bllokimin e Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ).

Ndërkaq, seanca tjetër do të mbahet në lidhje me shpenzimet e Qeverisë nga mjetet e paparashikuara.

Këtë të ditur e ka bërë deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.