Seanca

Seanca solemne e Kuvendit, edhe Shkurte Fejza e Ilir Shaqiri të pranishëm – raportohet se do të këndojnë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë solemne për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë seancë pritet të marrin pjesë edhe këngëtarët Shkurte Fejza e Ilir Shaqiri, që sipas raportimeve edhe do të këndojnë.

Pak para fillimit të seancës, një fotografi me ta e ka publikuar Shefi i Kabinetit të Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli. Seanca do të fillojë në orën 10:00.