Seanca për veriun, Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 15:30

Sot në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur një seancë e ftuar nga opozita, e që temë të vetme e veriun e vendit, më saktësisht zhvillimet e javës së fundit.

Në këtë seancë, ka pasur deri tash shumë përplasje mes pushtetit dhe opozitës, posaçërisht mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderëve të opozitës.

Pas gati 4 orë diskutimesh, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në ora 15:30.