Ndonëse ka kaluar një orë nga koha e paraparë që të niste vazhdimi i pesë seancave plenare, me pikat e papërfunduara të rendit të ditës, seanca akoma nuk ka nisur.

Në rend dite për seancën e sotme është edhe votimi në parim i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Në sallën e Kuvendit të Kosovës aktualisht shihen shumë pak deputetë të pranishëm duke pamundësuar kështu kuorumin e nevojshëm për nisjen e kësaj seance.

Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës ka debatuar dy ditë me radhë për buxhetin e propozuar nga Qeveria. Por nuk pati votim të Projektligjit, në mungesë kuorumi.