Seanca e re nis me debatin për situatën në Telekom

Seanca e re nisi me debatin për gjendjen e rëndë në Telekomin e Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka kërkuar nga Qeveria ta shpëtojë Telekomin nga falimentimi.

Ai në fjalimin e tij në seancën e re që nisi pas orës 16:00, tha se Qeveria si aksionare e ka obligim ta nxjerrë Telekomin nga kjo situatë kur i janë bllokuar llogaritëe bankare shkaku i rasti t të humbur në Arbitrazh me Dardafone.net.

“Duhet që fokusi i Qeverisë, aksionarit të Telekomit duhet të jetë shumë më i madh. Faza e ardhshme duhet të jetë e ditur sot. Sot po e shohim që s’kemi zgjidhje, por e kemi obligim ta dimë e ta shkruajmë si do të duket e ardhmja e Telekomit, nuk duhet të pranojmë një falimentim të tillë. Qeveria duhet ta shpëtojë, ka mekanizmat dhe ta trasojë rrugën se çka nesër”, tha Ismaili.