Ka përfunduar seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policëve të UNMIK-ut.
Me këtë rast janë marr në pyetje të dyshuarit, Shkumbin Mehmeti, Alban Dezdari dhe Bedri Krasniqi.
Shkumbin Mehmeti rrëfeu se si së bashku me anëtarët e tjerë të grupit duke përfshirë edhe Alban Dezdarin dhe Bedri Krasniqin e kishin ndaluar veturën e UNMIK-ut dhe se si kishin shtënë më pas në drejtim të kësaj veture.
Me 9 nëntor 2007, Gjykata e Qarkut e Prishtinës e kishte shpallur fajtor Shkumbin Mehmetin për sulmin ndaj zyrtarëve të UNMIK-ut dhe e kishte dënuar me 30 vjet burgim.
Tani rasti i ndodhur në nëntor të viti 2004, është rikthyer në rigjykim.
Seanca e radhës pritët të mbahet më 29 korrik.







