Seanca e Kuvendit nis me një minut heshtje në nderim të viktimave të krimeve serbe

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë të veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit.

Në këtë seancë ka folur kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Ajo ka kërkuar nga deputetët që përmes një minuti heshtje të ngritet zëri për gjenocidin serb.

“Ju ftoj për një minutë heshtje, e nëpërmjet heshtjes sot ta ngrisim zërin për gjenocidin serb”, tha Osmani.

E njejta ka thënë se Serbia po vazhdon të bëjë krime kur po tenton që të i fsheh informacionet për të pagjeturit.

“Jemi mbledhur për të folur e për të ngritur zërin lart për të pagjeturit, ata janë të pagjetur të fshehur nga pushteti pasardhës i regjimit. Këta persona nuk janë të pagjetur, por të zhdukur me dhunë.

Duam kthimin e tyre pranë familjes së tyre, dhuna është sistematike, nga vrasja e viktimave deri në fshehjen e tyre e deri në thirrjen e sotme për mos dhënie të informacioneve për ta”, tha thënë Osmani.