Kryesia e Kuvendit ka vendosur që sot në orën 16:00 të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e ftuar nga LDK-ja dhe VV-ja lidhur me “dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave”.
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar sot gjatë ditës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme e nënshkruar nga 42 deputetë, raporton Ballkani.info.
Lajmin për seancë të jashtëzakonshme e ka dhënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë. /Ballkani.info/







