Seanca do të mbahet, Osmani barrikadohet fuqishëm pro VV-së dhe kundër LDK-së

Kryeparlametraja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se seanca për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti do të mbahet nesër në orën 11:00.

Ajo në një konferencë për media të martën pasdite, tha se vendimi është marrë në Kryesi, me katër vota pro dhe dy kundër. Ajo ka treguar se vetë ka votuar kundër mbajtjes së seancës, meqë nuk ka kushte bazuar në rekomandimin e IKSHPK-së.

“Instituti ka rekomanduar që të sigurohet dezinfektimi i sallës kontrolli mjekësor e mbi të gjithabtë sigurohet distanca së paku 2 metra. Përgjigjeja e administratës ka qenë që salla nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës. Kryesia ka vendosur që seanca të mbahet nesër në ora 11. Unë nuk jam pajtuar me këtë. Ka pas insistim që në vend te distancës 2 metra të ketë distancë 1.5 metra.

Sipas saj, bazuar në atë që ofron salla dhe duke mbajtur distancën e kërkuar, mund të akomodohen vetëm 88 deputetë.

“Mendoj që secili prej nesh të jemi shembull i respektimit të rregullave por ky është vendim i shumicës. Nesër i takon deputetëve të vendosin se si të votojnë lidhur me mocionin”, tha jo.