Sean Penn xhiron film për vrasjen e Khashoggi (Video)

Aktori amerikan Sean Penn po qëndron sot në Stamboll për të punuar në një film dokumentar rreth gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u vra më 2 tetor në një konsullatë saudite në këtë qytet turk.

Fituesi i dy çmimeve Oscar ishte përpara konsullatës saudite ku ekipi i tij regjistroi skenat e filmit.Mediat transmetuan një video që tregon Penin në kostum të zi duke biseduar me një kameraman para gardhit të policisë turke që pengon hyrjen në konsullatë. Khashoggi u vra në misionin diplomatik në Arabinë Saudite më 2 tetor, kur shkoi për të kërkuar dokumentet për martesë me një shtetase turke.

Kjo vrasje shkaktoi pakënaqësinë e komunitetit ndërkombëtar dhe prishi imazhin e Arabisë Saudite, megjithëse autoritetet mohuan përfshirjen në këtë rast. Penn (58) është i njohur për pikëpamjet e tij mbi politikën dhe shoqërinë amerikane në përgjithësi, por edhe mbi iniciativat që vendet e tjera i konsiderojnë të diskutueshme. Aktori shkaktoi kritika në vitin 2015 kur me një aktore intervistoi narko-dilerin meksikan Hoakin Gusman, i njohur si El Capo, ndërsa krimineli ishte në arrati.

https://www.youtube.com/watch?v=n-qX91yKnbk