Kushtrim Gara

Së shpejti një libër me dy vëllime për krimet e luftës nga Latif Mehmeti

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, gjatë ditës së martë ka takuar kryetarin e Shoqatë të Zhdukurve “Përkorë”, në Komunën e Podujevës.

Gara përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se së shpejti do të publikohet një libër me dy vëllime për krime lufte nga Latif Mehmeti, raporton Ballkani.info.

“Aktualisht dhe në vazhdimësi është duke u angazhuar në nderimin dhe prezantimin e sakrificës së popullit të Kosovës për të jetuar të lirë, për ndriçimin e plotë të së vërtetës dhe mbështetjen e vazhdueshme të familjeve që vazhdojnë të jetojnë në dhimbjen dhe ankthin e pritjes për të mësuar fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre të rrëmbyer e zhdukur dhunshëm,  duke u shëndërruar kështu si një ‘zë i fuqishëm i viktimave të heshtura ‘. Angazhimi i tij (pa qenë familjar i goditur drejtpërdrejtë) për më shumë se dy dekada së shpejti do të  publikohet në dy vëllime që do të përmbledhin dhe prezantojnë dëshmitë e krimeve të luftës, gjenocidin, që është kryer nga regjimi i Serbisë mbi qytetarët e Kosovës gjatë luftës, në këtë rast në Komunën e Podujevës”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/

Postimi plotë: