Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka njoftuar se së shpejti do nis vaksinimi kundër Human PapillomiaVirus, (HPV), virus ky që shkakton kancer në qafën e mitrës së femrave.

Vaksinimi do bëhet te vajzat 12 vjeçare dhe do bëhet nëpër objektet shkollore.

E, se si do zhvillohet ky proces, për Ballkani.info ka folur doktoresha Xhevrije Canolli, e cila është edhe udhëheqëse e grupit vaksinor.

Doktoresha ka theksuar se përse është më rëndësi ky vaksinim, kush dhe kur duhet vaksinuar, çka përmban vaksina dhe në cilat raste nuk rekomandohet të jepet.