Së shpejti nis mbledhja e Kryesisë, pritet të vendoset për seancen e formimit të Qeverisë Hoti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje në ora 10:00, pas dorëzimit të kërkesës së LDK’së për mbajtjen e seancës në të cilën do të votohet për Qeverinë Hoti.

Drejtoria për medie dhe marrëdhënie me publikun pranë Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se në rend dite do të jetë kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Në mbledhjen e sotme do të vendoset data e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.

Deputetët nënshkrues të kërkesës për thirrjen e seancës duan që ajo të mbahet nesër në ora 11:00.