Së paku 16 të vdekur nga vërshimet në Ugandë

Të paktën 16 persona kanë vdekur për shkak të vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme të shiut në Ugandë të Afrikës. Lajmin e bëri të ditur Kryqi i Kuq i këtij shteti.

Shumë shtëpi janë shkatërruar plotësisht nga vërshimet dhe disa rrugë janë bllokuar për qarkullim.

Një pjesë e madhe e Afrikës Lindore është përfshirë nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në javët e fundit. Qindra persona kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë detyruar të zhvendosen.

Meteorologët kanë thënë se ky mot është shkaktuar nga një fenomen i rrallë në Oqeanin Indian.