Vrasja e Liridonës

“S’e dimë ku janë fëmijët”: Flet vëllai i Liridonës, thotë se janë të pavërteta raportimet për shkurorëzim

Mbrëmë janë Naim Murselaj dhe dy personave të tjerë, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ku dyshohet se Murselaj ka paguar dorasin për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridonës.

Pas kësaj ngjarje ekipi i Nacionale ka shkuar sot në fshatin e familjes Murselaj, të cilët tashmë janë shpërngulur prej aty.

Ndërsa prapa kamerës së Nacionales ka folur vëllai i Liridonës, i cili ka thënë se të hënën pritet të marrin përgjigje për zhvarrimin e trupit të pajetë.

Ai tutje është shprehur se çifti nuk kanë pasur probleme asnjëherë dhe se janë të pavërteta raportimet se kanë dashtë me u shkurorëzuar.

I njëjti ka shtuar se nuk kanë informacione se ku gjenden fëmijët dhe se motra e tij ka pasur siguri.

“Presim të hënën që me na kthy përgjigje për zhvarrim. Çifti nuk kanë pasur kurrë probleme dhe se nuk janë të vërteta ato që kanë dashtë me u shkurorëzuar. Jemi të tronditur se as vet se kemi besuar që ai e ka bo këtë send. Fëmijët nuk kemi informacion se ku janë, nuk e di çka ka mundur me qu deri aty. Motra jonë ka pasur siguri shumë të madhe se është ne shtetase e Suedisë.” – ka thënë ai.

Çka ndodhi?

Pasditën e së premtes është konfirmuar që Naim Murseli dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes së tij. Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës bashkë me një person tjetër, i dyshuar si dorasi.

Në lidhje e këtë çështje u deklaruan Policia dhe Prokuroria përmes një komunikate të përbashkët:

“Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast…” – thuhej në komunikatë.

Po ashtu, për Nacionalen foli edhe prokurorja e rastit, Besa Limani, e cila ka thënë se ende nuk është caktuar se kur do të mbahet seanca.

“Unë jam Prokurorja e rastit, po do të kërkojmë 30 ditë paraburgim, ende nuk e dimë se kur do të mbahet seanca, dhe ajo do të mbahet sipas ligjeve dhe afateve të parapara që janë në procedurë penale. Nuk e di saktë, sepse ende jemi në fillim dhe këta janë të ndaluar për momentin.” – ka bërë të ditur Limani.

Ndërkaq, sipas raportimeve të mediave, Murseli dyshohet se kishte për të paguar rreth 30 mijë euro dorasin për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se i dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit G.P., 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.

Familja e Liridonës, siç ka mësuar Nacionale janë lajmëruar në polici ku kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit të të bijës së tyre nga fshati i Naim Murselit.

Familja e këtij të fundit ndërkaq, ka njoftuar se kanë anuluar të pamen pas zhvillimeve të fundit.

Ndryshe, të dielën në ora 9:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për Krime të Rënda, pritet që të dalin Naim Murseli dhe dy personat e tjerë, tashmë të arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Liridona Musliut.