S’do ta besoni me cilin artist po e sjell Enca këngën e re

Ditë më parë në llogarinë e saj në Instagram këngëtarja Enca Haxhia zbuloi për të gjithë ndjekësit e saj se shumë shpejt do të vijë më një këngë të re.

Kënga titullohet ‘Hajde’ dhe është një bashkëpunim por këngëtarja e ka lënë suprizë këngëtarin me të cilin do të bashkëpunojë.

Në fillim u tha se Enca do të bashkëpunojë me reperin e njohur Mc Kresha mirëpo këto lajme u hodhën poshtë.

Por sipas “Iconstyle”, kënga “Hajde” do të jetë bashkëpunim mes Encës dhe Muharrem Ahmetit.

Madje, në profilin e tij në Instagram, Muharremi kishte publikuar disa poza me këngëtaren, teksa shfaqeshin në një studio diskografike.