Scott: Taksa, shkelje e CEFTA-s, të mos tërhiqet vëmendja nga dialogu

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, me rastin e vendimit të Kosovës për vendosjen e taksës mbi importet e mallrave nga Serbia dhe Bosnja ka thënë se kjo paraqet shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s.

Sipas tij, me këtë rast nuk duhet tërhequr vëmendja nga dialogu Kosovë-Serbi.

“Pozicioni i SHBA-së është i qartë: taksat e importit janë shkelje e marrëveshjes CEFTA dhe rrezikojnë stabilitetin afatgjatë dhe prosperitetin e rajonit”, shkroi Scott në Twitter, transmeton Klan Kosova

Ky reagim i diplomatit amerikan erdhi një javë pasi Kosova vendosi taksën me 10 përqind ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja.