Scott: S’ka dobi nëse Kosova dhe Serbia e akuzojnë njëra- tjetrën

Ambasadori i SHBA-së në Beograd Kyle Scott ka folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, nuk ka kurrfarë dobie nëse këto dy shtete vazhdojnë të akuzojnë njëra- tjetrën.

Scott i ka thënë gazetarëve në Pallatin Serbia se është e nevojshme që dyja palët të ulen në tryezën e negociatave dhe ta normalizojnë dialogun.

“Kjo është ajo për çka angazhohen SHBA dhe Bashkimi Evropian, që dyja palët t’i drejtojmë në këtë”, ka thënë ai.

Ministri i brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviq është përgjigjur se është mirë që SHBA dhe BE kanë bërë thirrje për heqje të taksave kosovare në prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, por se është e nevojshme të bëjnë presion shtesë që kjo edhe të realizohet.