Schweinsteiger këshillon Mullerin t’i bashkohet Manchester Unitedit

Bastian Schweinsteiger shtyn ish shokun e tij të skuadrës te Bayerni dhe përfaqësuesja gjermane, Thomas Muller, që të marrë në konsideratë mundësinë e transferimit në radhët e Manchester United.

Spekulimet për një kalim të mundshëm të gjermanit në “Old Trafford” dalin në pah në çdo dritare merkatoje.

“Van Gaal, kur drejtonte Manchester United, synonte ta kishte në klub Mullerin. Thomas ishte i ri në atë kohë dhe nuk dëshironte të largohej. Ndoshta ka ndryshuar mendim tani. Thomas në kohën e fundit po qëndron në stol, por duhet të provojë diçka të re”, – deklaroi Schweinsteiger.

Muller gjatë këtij sezoni ka luajtur pak ndeshje në formacionin e parë, madje dhe në ato sfida ku ka zbritur në fushë ka hyrë në lojë si zëvendësues.

loading…