“Schumacheri shqiptar” rrezikon mjetet në rrugë, parakalon në sy të policisë

Të lëvizësh me makinë në Shqipëri është një mision shumë i vështirë, për shkak se në rrugë ka drejtues mjetesh, të cilët për të arritur disa minuta më herët në destinacion bëjnë parakalime të gabuara ose ecin me shpejtësi ekstreme.

Siç shihet edhe në videon e më poshtme, një makinë duke lëvizur në rrugën e Rinasit ka bërë disa herë parakalime të gabuara, duke vënë në rrezik mjetet që lëviznin në korsinë në krah të majtë.

Gjithashtu në video shihet edhe një makinë policie e cila vjen përballë mjetit që bën parakalime të gabuara.

@abcnews_al #makinalluksoze #viral #fypシ #abcnewsalbania #aksident #shqipe ♬ original sound – Abc News Albania