Ish kancelari gjerman, Gerhard Schroder thotë se është reale që Serbia deri në vitin 2025 të hyjë në BE dhe se është i bindur se Kosova do të detyrohet ta heqë taksën ndaj prodhimeve serbe.
“Mendoj se ajo do të hiqet dhe ky nuk është mendim i imi personal, por mendim i Bashkimit Evropian dhe vendeve tjera se kjo tash apo më vonë duhet të ndodh”, ka thënë Schroder në një intervistë për Blic.
Të kujtojmë se para tri vitesh Schroder ka thënë se është reale që Serbia të hyjë në BE deri në vitin 2020, transmeton Ballkani.info.
Sipas tij, heqja e taksës do të mundësojë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi i cili do të sigurojë arritjen e marrëveshjes, por nuk ka dashur të flas për afatet kohore se kur do të arrihet marrëveshja.
Schroder po qëndron në Serbi. Ai atje do të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Ballkani.info/







